Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka përshkruar bisedimet e së hënës në Shtëpinë e Bardhë si një "hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës" dhe sigurimit të sigurisë së Ukrainës, duke shtuar se udhëheqësit "po punojnë tashmë mbi përmbajtjen konkrete të garancive të sigurisë".
"Sot, ne vazhdojmë koordinimin në nivelin e udhëheqësve. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe nesër. Këshilltarët e sigurisë kombëtare janë gjithashtu në kontakt të vazhdueshëm tani. Do të ketë garanci sigurie”, ka shkruar Zelensky në X.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka falënderuar përsëri partnerët e Ukrainës, duke shtuar se vendi i tij "e ndjen forcën e tyre".
"Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë rrugën drejt paqes realitet - përmes partneritetit, përmes garancive të sigurisë dhe përmes guximit të popullit ukrainas", ka shtuar Zelensky.