Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të dielën se forcat e vendit të tij po planifikojnë sulme të reja thellë në Rusi.
Zelensky e ka bërë deklaratën pas një takimi me gjeneralin e lartë të Ukrainës, Oleksandr Syrsky.
“Ne analizuam në detaje situatën në drejtimin e Zaporizhzhisë dhe qëllimet e armikut. Gjithashtu situatën në zonat kufitare të rajoneve Sumy dhe Kharkiv. Ne do të vazhdojmë operacionet tona aktive në mënyrën e duhur për mbrojtjen e Ukrainës. Forcat dhe burimet janë përgatitur. Janë planifikuar gjithashtu sulme të reja të thella”, ka shkruar Zelensky në X.
Rusia ka nisur një sulm vdekjeprurës në të gjithë Ukrainën gjatë natës së të shtunës kur një ndërtesë banimi pesëkatëshe u godit në Zaporizhzhia.
Në postimin e tij në X, Zelensky ka thënë se ushtria ruse po "përqendron përpjekjet e saj më të mëdha" në Pokrovsk, një qendër logjistike dhe qytet minierash me rëndësi strategjike në Ukrainën lindore që dikur konsiderohej vendi më i sigurt në Donbas.
-
Zelensky zotohet të zgjerojë rrezen e sulmeve ndaj Rusisë
-
Zelensky: Ukraina e gatshme t’i ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik
-
Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Zelensky: Tani më shumë se kurrë ka shans për paqe
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën shtatë të vdekur