Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Nuk do të marr pjesë në Samitin e G20-ës nëse aty do të jetë Putini

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të enjten se nuk do të marrë pjesë në Samitin e G20-tës në Indonezi nëse merr pjesë lideri i Rusisë, Vladimir Putin.

Zelensky ka thënë para gazetarëve pas bisedimeve në Kiev me presidentin e Greqisë se ai ishte ftuar për të marrë pjesë në samitin e 15-16 nëntorit të Grupit të 20 ekonomive më të mëdha.

Ftesa i ka ardhur nga presidenti indonezian, Joko Widodo.

"Pozicioni im personal dhe qëndrimi i Ukrainës ishte se nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të marrë pjesë. Do të shohim se si do të ndodhë në të ardhmen", tha ai, raportoi “ND TV”.

Zelensky ka thënë të enjten se kishte folur me Widodon në telefon ku kishin diskutuar përgatitjet për Samitin e G20, si dhe marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Edhe Kremlini: Putini s’ka marrë ftesë për pjesëmarrje në bisedimet e G7-s me Zelenskyn Botë Kremlini: Putini s’ka marrë ftesë për pjesëmarrje në bisedimet e G7-s me Zelenskyn

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Lufta tani në muajin e saj të nëntë ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona dhe ka shkatërruar qytete të shumta.

Moska i përshkruan veprimet e saj si një operacion special ushtarak.