Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se gjatë një bisede të shtunën me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico, është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Ai ka theksuar se dy vendet kanë interes për të ndërtuar marrëdhënie të forta dypalëshe.
Zelensky ka thënë se për të ka qenë e rëndësishme që të dëgjojë se Sllovakia e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE si dhe se është e gatshme që ta ndajë përvojën e saj nga procesi i integrimit.
Zelensky e ka falënderuar liderin sllovak për hapat e ndërmarrë në zhbllokimin e një pakete mbështetëse të BE-së për Ukrainën, si dhe për miratimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë.
Komentet e tij janë bërë disa muaj pas bllokadës politike mes Ukrainës dhe dy fqinjëve të saj, Sllovakisë e Hungarisë.
-
Zelensky u bën thirrje liderëve evropianë që të përshpejtojnë anëtarësimin e Ukrainës në BE
-
Zelensky mbërrin në Serbi, nesër takon Vuçiqin
-
Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE
-
Zelensky e quan të padrejtë propozimin gjerman për anëtarësim: Kievi do të mbetej pa zë
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë