Bashkimi Evropian dhe Ukraina hapën të martën një grup të ri negociatash, si pjesë e procesit që vendi të anëtarësohet në BE.
Ukrainës iu hap grupkapitulli e 6-të i cili ka të bëjë me marrëdhëniet e jashtme dhe përfshin politikat tregtare dhe ndërkombëtare, si dhe politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Ukraina dhe BE-ja hapën grup kapitullin 1 një muaj më parë, i përqendruar në reformat për gjyqësor të pavarur, prokurimin publik transparent dhe mbrojtje më të forta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër gjashtë grupe tematike, të ndara më tej në 33 kapituj individualë negociues, një proces që zgjat disa vjet për t'u përfunduar plotësisht.
-
Ukraina dhe Moldavia hyjnë të hënën në fazën e parë të negociatave për anëtarësim në BE
-
Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën
-
Zelensky e quan të padrejtë propozimin gjerman për anëtarësim: Kievi do të mbetej pa zë
-
Merz: Ukraina të bëhet anëtare e asociuar e BE-së, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor vëzhguese