Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka premtuar se do të ashpërsojë ligjet kundër terrorit pas sulmit me thikë në Auckland nga një person që ishte në mbikëqyrje policore.
I dyshuari nga Shri Lanka theri me thikë shtatë persona në një supermarket të qytetit më të madh në Zelandën e Re. Terroristi i njohur si përkrahës i ISIS-it është vrarë nga policia në vendin e ngjarjes.
Kryeministrja e Zelandës së Re ka thënë se në fund të shtatorit do të bëjë ndryshimet në ligjet kundër terrorizmit, të cilat, sipas saj, do të përkrahen edhe nga parlamenti.
Artikuj të ngjashëm