Botë

Sulm terrorist me thikë në Zelandë të Re

Një terrorist i cili theri gjashtë persona në një supermarket në Auckland është qëlluar për vdekje nga policia.

Dëshmitarët përshkruan skena histerie teksa një burrë me thikë sulmoi njerëzit brenda supermarketit të premnten, njoftoi AP. 

Raportet lokale thonë se nga gjashtë pacientët e dërguar në spital, tre janë në gjendje kritike, njëri është në gjendje serioze dhe dy janë në gjendje stabile.

Zëdhënësi i policisë tregoi se kanë arritur ta vrasin sulmuesin, duke e goditur me 10 plumba.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se sulmuesi ishte një ‘ekstremist i dhunshëm’ i cili ishte i njohur për autoritetet.

Ajo tha se ai ishte një shtetas i Sri Lankës që jetonte në vend që nga viti 2011.

‘‘Një ekstremist i dhunshëm ndërmori një sulm terrorist ndaj Zelandës së Re të pafajshme. Ky ishte dikush që ishte i njohur për agjencitë tona të sigurisë kombëtare dhe ishte shqetësues dhe po monitorohej vazhdimisht. Janë shumë pak ata që bëjnë pjesë në këtë kategori’’, deklaroi Ardern.

Kryeministrja ka thënë se burri ishte një "ujk i vetëm" që mbështeste ISIS-in.

Sulmuesi u qëllua për vdekje brenda 60 sekondave.

Pavarësisht sulmit, siguria në vend do të mbetet në një nivel mesatar, konfirmoi Ardern.