Një sulmues me thikë që vrau gjashtë persona në një qendër tregtare në Sydney, përpara se të qëllohej për vdekje, u identifikua nga policia e Australisë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për Joel Cauchi, 40 vjeç, raporton “BBC”.
Pesë gra dhe një burrë u vranë në sulmin e së shtunës. Disa të tjerë, përfshirë një foshnje, u plagosën.
Autoritetet thanë se sulmi ka shumë të ngjarë “të ketë lidhje me shëndetin mendor” të Cauchit.
E pyetur nga gazetarët nëse sulmuesi kishte në shënjestër gratë, komisionerja e Policisë së New South Walesit, Karen Webb, tha se ngjarja po hetohet.
Ajo shtoi se nuk do ta përshkruante sulmin me thikë si një “akt terrori”, duke përsëritur se policia beson se ai “nuk ka motive ideologjike”.
-
Australia ia ofron nënshtetësinë francezit që u përball me sulmuesin në Sydney
-
Shtatë të vdekur nga sulmi në Sydney, përfshirë sulmuesin
-
Del para gjyqit i dyshuari për sulmin në Australi ku mbetën 15 të vrarë
-
Personat e armatosur prapa sulmit në Sidnei ishin baba e bir
-
Shkon në 16 numri i të vdekurve nga sulmi në Sidnei të Australisë