Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të lënduar nga sulmi me thikë në një supermarket në Zelandën e Re

Të paktën katër persona, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike, janë lënduar pas një sulmi me thikë në Zelandën e Re, njoftojnë autoritetet policore. Sulmi ndodhi në Countdoën në Dunedin qendror të South Island, ku një person është dërguar në paraburgim.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se ende nuk dihet motivi i sulmit, njofton BBC-ja.

Incidentet e sulmeve masive janë të rralla në Zelandën e Re. Një ndër to ishte më 2019 në Christchurch ku një person vrau mbi 50 tjerë në dy xhami.