Botë

12 të vrarë në Sidnei, sulmi kishte cak komunitetin hebraik

Sidnei

Foto: Associated Press

Ka shkuar në 12 numri i të vdekurve nga sulmi i armatosur në një plazh të Sidneit, të dielën, kanë bërë të ditur autoritetet. Ndërkohë, 29 të tjerë janë dërguar në spital.

Incidenti është cilësuar si sulm terrorist nga policia.

“Sulmi ishte projektuar për të synuar komunitetin hebraik të Sidneit”, ka bërë të ditur policia

Kryeministri i New South Wales, Chris Minns, ka konfirmuar se nga 12 të vrarët në sulm, është edhe njëri nga sulmuesit teksa një tjetër është arrestuar. 

“Ajo që duhej të kishte qenë një natë paqeje dhe gëzimi u shkatërrua nga një sulm i tmerrshëm dhe i lig”, ka thënë Minns. 

Në vendin ku ka ndodhur sulmi ishin mbi 1,000 njerëz të pranishëm duke festuar festën hebraike të Hanukah.

Një njësi shpëtimi për asgjësimin e bombave është vendosur në vendngjarje pasi policia gjeti një automjet për të cilin beson se ka disa pajisje shpërthyese të improvizuara.

Të shtënat masive janë të rralla në Australi.

Lexo përditësimet tjera
Sidnei

Sulm me armë zjarri në një plazh në Sidnei