Botë

Dhjetë të vdekur nga një sulm me armë zjarri në një plazh në Sidnei

Sidnei

Foto: Associated Press

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm me armë zjarri në plazhin Bondi të Sidneit të dielën, ka bërë të ditur policia australiane për CNN.

I vdekur ka mbetur edhe njëri nga dy personat që kanë kryer sulmin. I dyshuari tjetër është arratisur. 

Të paktën 12 të tjerë janë plagosur gjithashtu. Policia ka thënë se dy oficerë janë qëlluar gjatë incidentit.

Videot që kanë qarkulluar në X tregonin njerëz në plazhin Bondi duke u shpërndarë, ndërsa dëgjohen të shtëna dhe sirena policie.

Policia u ka thënë njerëzve të shmangin zonën dhe të strehohen nëse janë në vendngjarje. 

Momenti kur një kalimtar ndalon njërin nga sulmuesit në Sidnei

4 o. më parë / 14 dhj 2025 13:03
Sidnei

Ka shkuar në 12 numri i të vdekurve nga një sulm i armatosur të dielën në një plazh në Sidnei, ku po zhvillohej një festival hebarik. 

Në mesin e të vdekurve është edhe njëri nga sulmuesit, teksa një tjetër është në gjendje të rëndë për jetën. 

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë një nga personat e dyshuar të armatosur në plazhin Bondi duke u penguart nga një kalimtar rasti i cili ia rrëmben pushkën.

Autoritetet australiane e kanë cilësuar sulmin “terrorist” i cili kishte cak komunitetin hebarik. 

12 të vrarë në Sidnei, sulmi kishte cak komunitetin hebraik

4 o. më parë / 14 dhj 2025 12:47
Sidnei

Photo: Associated Press

Ka shkuar në 12 numri i të vdekurve nga sulmi i armatosur në një plazh të Sidneit, të dielën, kanë bërë të ditur autoritetet. Ndërkohë, 29 të tjerë janë dërguar në spital.

Incidenti është cilësuar si sulm terrorist nga policia.

“Sulmi ishte projektuar për të synuar komunitetin hebraik të Sidneit”, ka bërë të ditur policia

Kryeministri i New South Wales, Chris Minns, ka konfirmuar se nga 12 të vrarët në sulm, është edhe njëri nga sulmuesit teksa një tjetër është arrestuar. 

“Ajo që duhej të kishte qenë një natë paqeje dhe gëzimi u shkatërrua nga një sulm i tmerrshëm dhe i lig”, ka thënë Minns. 

Në vendin ku ka ndodhur sulmi ishin mbi 1,000 njerëz të pranishëm duke festuar festën hebraike të Hanukah.

Një njësi shpëtimi për asgjësimin e bombave është vendosur në vendngjarje pasi policia gjeti një automjet për të cilin beson se ka disa pajisje shpërthyese të improvizuara.

Të shtënat masive janë të rralla në Australi.