Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmi me thikë në kishën e Sydneyt cilësohet si terrorist nga policia

Australi, Sydeney- sulmi në Kishë

Policia australiane e ka cilësuar sulmin me thikë të së hënës në një kishë të Sydney një “akt terrorist” me motive fetare, raporton BBC.

Një djalë 16-vjeçar u arrestua pasi sulmoi me thikë një peshkop, një prift dhe pjesmwrrws në meshë, në kishën Assyrian Christ The Good Shepherd.
Të paktën katër persona kanë pësuar lëndime, ka bërë të ditur policia. I plagosur ka mbetur edhe sulmuesi.

Incidenti u kap nga kamerat në një transmetim të drejtpërdrejtë të kishës.

Policia australiane i përkufizon veprat terroriste si të motivuara ideologjikisht. Hetimet janë ende duke u zhvilluar, por ata kanë thënë se janë të bindur se bëhet fjalë për një rast të ekstremizmit fetar.

Autoritetet kanë refuzuar vazhdimisht që të bëjnë publike fenë e sulmuesit.

Edhe Arrestohen 7 adoleshentë lidhur me sulmin në një kishë në Sydney Botë Arrestohen 7 adoleshentë lidhur me sulmin në një kishë në Sydney

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka thirrur një mbledhje urgjente të agjencive të sigurisë kombëtare, duke e cilësuar sulmin si shqetësues.

“Ne jemi një komb paqedashës ... Nuk ka vend për ekstremizëm të dhunshëm”, është shprehur ai.  
Autoritetet policore kanë bërë të ditur të martën se peshkopi dhe prifti po i nënshtrohen operacioneve dhe i kanë quajtur me fat që janë gjallë.

Dyshohet që adoleshenti i ka folur peshkopit teksa ai afrohej, me komente të cilat ishin “të përqendruara rreth fesë” dhe policia beson se organizimi i sulmit gjatë shërbimit të transmetuar drejtpërdrejt kishte për qëllim të frikësonte edhe personat që po e ndiqnin atë nga shtëpitë e tyre.

Kryeministri i shtetit, Chris Minns, më vonë ka konfirmuar raportet se mbi adoleshentin rëndonin edhe akuza të mëparshme për sulme me thikë.

Edhe Shkon në 16 numri i të vdekurve nga sulmi në Sidnei të Australisë Botë Shkon në 16 numri i të vdekurve nga sulmi në Sidnei të Australisë

Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pas sulmit me thikë në një qendër tregtare të Sydneyt, si pasojë e të cilit shtatë persona u vranë .