Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër të vdekur nga vërshimet në Zelandë të Re

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi qyteti më i madh i Zelandës së Re përjetoi “ditën e tij me më së shumti reshje të regjistruar” të premten.

Auckland thuhet se ka pasur 75% të reshjeve të zakonshme të verës në vetëm 15 orë, shkruan BBC.

Një gjendje e jashtëzakonshme lokale u shpall pasi autoritetet menaxhuan evakuimet dhe përmbytjet e përhapura.

Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins falënderoi shërbimet e urgjencës për reagimin e tyre të shpejtë ndaj katastrofës.

Kryeministri i ri udhëtoi për në Auckland, ku shprehu edhe ngushëllimet e tij për të dashurit e të vdekurve nga përmbytjet.

“Humbja e jetës nënvizon shkallën e madhe të kësaj ngjarjeje moti dhe sa shpejt u kthye në tragjike”, tha ai në një konferencë për shtyp të shtunën pasdite.

Edhe Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në Zelandën e Re nga cikloni Gabrielle Botë Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në Zelandën e Re nga cikloni Gabrielle

Reshjet përmbytën aeroportin, zhvendosën shtëpitë dhe rezultuan në ndërprerje të energjisë elektrike në shtëpi për orë të tëra.

Forcat mbrojtëse të Zelandës së Re u mobilizuan për të ndihmuar me evakuimet dhe strehimoret e emergjencës u ngritën në të gjithë qytetin.