Tre persona kanë vdekur dhe të paktën një person është zhdukur si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe evakuime të shumta në Zelandën e Re, deklaroi të shtunën kryeministri, Chris Hipkins.
"Humbja e jetës nënvizon shkallën e madhe të kësaj ngjarjeje moti dhe se sa shpejt u kthye në tragjike”, ka thënë Hipkins në një konferencë për shtyp pas takimit me shërbimet e urgjencës dhe vëzhgimit të dëmeve në Auckland.
"Është e qartë se duhet të bëhet një punë e madhe pastrimi”, është shprehur Hipkins.
Një numër ngjarjesh në qytet, duke përfshirë koncertin e Elton John, janë anuluar. Këngëtari tha se ishte "absolutisht i mërzitur" që koncerti i së premtes nuk mund të zhvillohej.
“Isha në vend dhe i vendosur të luaja pasi raportet e motit që morëm paraprakisht nuk ishin plotësisht përfundimtare,” shkroi ai në një postim në Instagram.
-
Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në Zelandën e Re nga cikloni Gabrielle
-
Katër të vdekur nga vërshimet në Zelandë të Re
-
Të paktën nëntë të vdekur nga stuhia e fuqishme në Australi
-
Gjendje e rëndë në Slloveni pas shiut të rrëmbyeshëm
-
Dy të vrarë në Zelandë të Re, pak orë para se të nisë Kupa e Botës për femra