Dy persona janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur pas të shtënave në qendër të qytetit Auckland të enjten në mëngjes, disa orë para fillimit të Kupës së Botës për femra.
Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, ka thënë se i dyshuari ishte gjithashtu i vdekur dhe se nuk kishte rrezik për sigurinë kombëtare ose rritje të nivelit të kërcënimit kombëtar.
Duke vizituar vendin e ngjarjes, Hipkins konfirmoi se Kupa e Botës do të vazhdojë siç ishte planifikuar dhe se njerëzit duhet të ndjehen të sigurt për të ndjekur ndeshjet.
Ai i përshkroi të shtënat si një “incident i pavarur”. Megjithatë, tifozët panë prani të shtuar të policisë rreth objekteve sportive.
Kupa e Botës për femra ka nisur me ndeshjen e parë Zelandë e Re – Norvegji, e cila po zhvillohet aktualisht.