Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se përmbytjet e mëdha mund të jenë më të rëndat që prej shpalljes së pavarësisë para tridhjetë vjetësh. Nga shiu i madh janë përmbytur pjesët veriore, veriperëndimore dhe qendrore të Sllovenisë.
Kryeministri u ka bërë thirrje sllovenëve që të qëndrojnë në shtëpi me qëllim që të mos u bëhet presion ekipeve të emergjencave. Ai ka thënë se situata në zonat e përmbytura është e rëndë.
Agjencia shtetërore e ambientit ka ngritur alarmin në nivelin më të lartë pasi shiu sa për një muaj ka rënë gjatë 24 orëve. Së paku tre persona kanë vdekur në Slloveni si pasojë e shiut të madhe dhe përmbytjeve.
Banorët e qytetit Komenda kanë thënë se shtëpitë e tyre janë shkatërruar plotësisht, shkaku i përmbytjeve. Një grua sllovene ka vdekur në qytetin e Kamnikut, ndërkaq dy shtetas holandezë kanë vdekur në pjesën malore të qytetit të Kranjës.
-
Stuhi e fortë në Slloveni
-
Kryeministri sllovak kërkon që BE-ja t’i heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus
-
Rusia shpall gjendje të emergjencës në kryeqytetin e Dagestanit, si pasojë e përmbytjeve masive
-
Bora e madhe në Kroaci bllokon trafikun
-
Moti mund t’i “prishë” taktikat e ndeshjes Sllovaki - Kosovë