Ishte një raportim për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore direkt nga një bar në Pekin i mbushur përplot me fansa të flaktë. Megjithatë, ishin dy burra të cilët dolën para kamerës dhe ndanë një puthje, e cila rrëmbeu storien.
Videoja është bërë virale në Singapor, ku kodi i transmetuesve ndalon përmbajtjen që promovon jetesën e komunitetit LGBT dhe ku marrëdhëniet seksuale në mes të burrave janë të ndaluara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPuthja nuk është në raportet që publikohen nga Channel News Asia në platformën e saj. Por, në TikTok, videoja është parë më shumë se 825 mijë herë. “Ky është një akt i revolucionit”, shkroi një përdorues.
Kina ka dekriminalizuar marrëdhëniet seksuale të së njëjtës gjini më 1997, por martesa e gjinisë së njëjtë nuk është ligjore atje dhe komuniteti LGBTQ+ vazhdon të përballet me diskriminim, raporton Guardian.