Singapori do të shfuqizojë një ligj që ndalon homoseksualët, duke e bërë efektivisht të ligjshëm të qenit homoseksual.
Vendimi, i shpallur nga kryeministri Lee Hsien Loong në TV kombëtar, vjen pas vitesh debati të ashpër.
Aktivistët e LGBT-së në Singapor e kanë përshëndetur këtë veprim si “fitore për njerëzimin”.
Vendi njihet për vlerat e tij konservatore, por vitet e fundit një numër në rritje njerëzisht kanë kërkuar që ligji 377A i epokës koloniale të shfuqizohet, shkruan BBC-ja të dielën.
Singapori është vendi më i fundit në Azi për të drejtat e LGBT-së, pas Indisë, Tajvanit dhe Tajlandës.
Qëndrimi i mëparshëm i qeverisë ishte ruajtja e 377A - e cila ndalon seksin mes meshkujve.
Edhe
Osmani i propozon presidentit të Singaporit liberalizim të plotë të vizave
Të dielën mbrëma, Lee tha se ata do të shfuqizojnë ligjin pasi ai besonte se “kjo është gjëja e duhur për të bërë dhe diçka që shumica e Singaporit do ta pranojnë”.
Ai vuri në dukje se “personat që i përkasin grupit të homoseksualëve tani pranohen më mirë” dhe heqja e 377A do t’i sillte ligjet e vendit në përputhje me “zakonet aktuale shoqërore dhe shpresoj se do të sigurojë një lehtësim për homoseksualët e Singaporit”,