Dëshironi t'i dërgoni një puthje të dashurit tuaj që është larg? Një konstruksion kinez me "buzë" të ngrohta dhe lëvizëse prej silikoni duket se është përgjigja.
Pajisja, e reklamuar si një mënyrë për të lejuar çiftet në distanca të gjata të ndajnë intimitetin fizik "të vërtetë", po shkakton bujë në mesin e përdoruesve kinezë të rrjeteve sociale, të cilët kanë reaguar.
E pajisur me sensorë presioni dhe aktivizues, pajisja thuhet se është në gjendje të imitojë një puthje të vërtetë duke përsëritur presionin, lëvizjen dhe temperaturën e buzëve të përdoruesit.
Bashkë me lëvizjen gjatë puthjes, mund të transmetojë edhe zërin që përdoruesi bën, shkroi CNN.
Megjithatë, derisa shumë e panë si gjë të bukur dhe qesharake, të tjerë e kritikuar pajisjen duke e quajtur “vulgare” dhe “të frikshme”. Disa reaguan se të miturit mund ta blinin dhe ta përdornin.
Për të dërguar një puthje, përdoruesit duhet ta shkarkojnë aplikacionin në telefon dhe ta ndezin pajisjen. Pasi lidhen me partnerin në aplikacion, çifti mund të fillojë një video-thirrje dhe të transmetojnë mes vete puthje që realizohen më pas përmes pajisjes.
-
Çifti brazilian thyen rekordin botëror me 195 puthje në 30 sekonda
-
Të rinjtë kinezë gjejnë mbështetje emocionale në AI
-
Një aeroport vendos kufi kohor për përqafimet
-
Shkencëtarët pretendojnë se dy njerëz komunikuan në ëndrra
-
Dy gra të huaja mbyllin një foshnje brenda kabinës së tualetit në një aeroplan në Kinë