Aeroporti “Dunedin” në Zelandën e Re ka nxitur debat në botë me shenjën e re që ka vendosur për kufizim 3-minutësh të përqafimeve, ndërsa ka bërë të ditur se për më gjatë njerëzit mund të shfrytëzojnë parkingun e veturave që ofron 15 minuta pa pagesë.
Drejtori i aeroportit, Daniel De Bono, ka arsyetuar këtë me një studim që sugjeron se përqafimi 20 sekonda është i mjaftueshëm për të ngritur “hormonin e dashurisë” dhe ka shtuar se lëvizja më e shpejtë e njerëzve u lejon edhe të tjerëve të marrin më shumë përqafime.
Shenja është bërë virale në Facebook nga ata që e shpërndanë. Disa janë shprehur në komente se kufizimi është i padrejtë e disa të tjerë kanë thënë se kjo duhet të bëhet në të gjitha aeroportet e botës, shkroi "express.co".
-
Çifti brazilian thyen rekordin botëror me 195 puthje në 30 sekonda
-
Radhë deri në pesë orë në aeroporte, BE-së i kërkohet pezullimi i kontrolleve të reja biometrike
-
Numër i kufizuar fluturimesh rifillon sonte nga Dubai
-
Aeroporti i Zurichut i stërngarkuar, vonohen edhe udhëtarët nga Kosova
-
SHBA-ja do të reduktojë fluturimet në 40 aeroporte, paralajmëron sekretari i Transportit