Ushtria izraelite ka përdorur një bombë 230 kilogramë – një armë e fuqishme që gjeneron valë masive shpërthimi dhe shpërndan copëzat në një zonë të gjerë – kur sulmoi një objektiv në një lokal të mbushur me njerëz buzë detit në Gaza të hënën, raportoi The Guardian.
Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare kanë thënë se përdorimi i një arme të tillë duke e ditur praninë e civilëve në zonë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, ishte padyshim i paligjshëm dhe mund të përbëjë krim lufte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCopa të bombës nga rrënojat e lokalit të fotografuara nga “The Guardian” janë identifikuar si pjesë të bombës MK-82 230 kilogramë.
Gropa e madhe që ka mbetur nga shpërthimi është dëshmi tjetër e përdorimit të kësaj bombe.
Zyrtarë kanë thënë se mes 24-36 palestinezë u vranë në sulm dhe dhjetëra u plagosën.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, një ushtri është e ndaluar të nisë sulme që shkaktojnë “humbje të jetëve civile” që është “joproporcionale”.