Botë

Të paktën 17 të vdekur në Gazë nga një sulm izraelit

gaza

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vrarë në Gazë të mërkurën pas një sulmi izraelit, që sipas ushtrisë, ishte kryer për shkak se militantët kishin plagosur një ushtar të saj. 

Në mesin e të vdekurve nga sulmi izraelit ishin shumica gra dhe fëmijë, raporton AP. 

Këto janë vaktimat e fundit palestineze, që kur ka hyrë në fuqi armëpushimi më 10 tetor 2025, i cili është shkelur nga sulme vdekjeprurëse izraelite.

Më shumë se 530 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që kur marrëveshja ka hyrë në fuqi, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Ndërmjetësit e armëpushimit i kanë dënuar sulmet dhe Hamasi i ka quajtur ato shkelje të marrëveshjes, por ushtria e Izraelit thotë se po i përgjigjet shkeljeve të Hamasit ose sulmeve militante ndaj ushtarëve të saj. 

Të paktën tre ushtarë janë vrarë që kur armëpushimi ka hyrë në fuqi.