Ushtria izraelite e ka pranuar për herë të parë të mërkurën se kishte hapur zjarr ndaj automjetit me të cilin udhëtonte 5-vjeçarja Hind Rajab në Gazë dhe ka njoftuar po ashtu se ka nisur një hetim penal për vrasjen e saj.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin mohuar më parë përfshirjen në vrasjen e janarit 2024. Disa muaj më vonë, ushtria ka thënë se një hetim kishte arritur në përfundimin se forcat izraelite “nuk ndodheshin pranë automjetit dhe as brenda rrezes së sulmit" ndaj tij.
Rajab ishte një nga shtatë anëtarët e një familjeje që po udhëtonin me veturë në veri të Gazës kur automjeti u vu nën sulmet izraelite. Rajab ka mbijetuar nga sulmi fillestar dhe për orë të tëra u ishte lutur me telefon mjekëve palestinezë që të shkonin ta shpëtonin. Më pas, edhe ambulanca e dërguar për ta shpëtuar ishte vënë nën zjarr.
Dymbëdhjetë ditë më vonë, trupi i Rajabit është gjetur brenda një veturë të shoshitur nga plumbat.
Regjistrimet e telefonatës së Rajabit me mjekët ndihmës morën vëmendje ndërkombëtare dhe shtuan thirrjet për zbardhjen e përgjegjësive për vrasjen e saj dhe të mijëra fëmijëve të tjerë në Gazë.
Një film për këtë ngjarje i titulluar “The Voice of Hind Rajab”, është nominuar për Oscar në vitin 2026.
-
“Kjo nuk është jetë”: S’ka siguri në Libanin jugor nga sulmet izraelite
-
Hamasi ka sunduar Gazën me dorë të hekurt - a do të heqë vërtet dorë nga kontrolli?
-
Nën hijen e luftës me Iranin, kolonët izraelitë terrorizojnë komunitetet palestineze
-
A e di vërtet Trumpi se çfarë po ndodh në Iran?
-
Zelensky shkarkon një zyrtare presidenciale mes raportimeve për hetime për korrupsion