Qyteti i New Orleansit ka mbetur pa energji elektrike, ku vetëm gjeneratorët po funksionë, ndërsa uragani Ida ka goditur në Louisiana, raporton BBC.
Stuhia me shpejtësi deri 240 kilometra në orë ka arritur, ndërsa personat që nuk janë larguar janë udhëzuar të gjejnë strehim.
Raportohet për një të vdekur pasi një dru ka rënë në shtëpinë e tij në Ascension Parish, në zonën Baton Rouge.
Ida do të testojë mbrojtjen e New Orleansit, të forcuar pas uraganit Katrina të vitit 2005 ku vdiqën 1800 persona.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se Ida mund të jetë e rrezikshme për jetë, dhe mund të shkaktojë shkatërrime të mëdha,.
Mbi një milion shtëpi në Louisiana janë pa energji elektrike dhe Biden ka thënë se mund të vonohet me javë kthimi i furnizimit me energji.
Presidenti e ka deklaruar katastrofë të madhe në shtet dhe ka liruar fonde shtesë për shpëtim dhe tentime të rikuperimit.
Uragani Ida ka arritur të dielën në jug të New Orleansit, si uragan i kategorisë së katërt i forcuar nga ujërat e ngrohta në Gjirin e Meksikës,