Dhjetëramijëra persona janë larguar nga shteti amerikan Louisiana ndërsa uragani Ida po afrohet, raporton BBC.
Ida pritet të godasë në Gjirin e Meksikës të dielën pasdite, duke sjellë erëra me shpejtësi 220 kilometra në orë, një stuhi të rrezikshme për jetë.
Parashikohet që uragani Ida të jetë edhe më i fortë se ai Katrina që shkatërroi New Orleansin në vitin 2005.
Komunikacioni në Louisiana është ngarkuar, ndërsa qytetarët nga shumë zona janë urdhëruar të largohen.
Guvernatori John Bel Edwards ka paralajmëruar se stuhia mund të jetë një prej më të fortave që ka goditur këtë shtet në 150 vjetët e fundit.
“Afati kohor i juaj po mbyllet. Në momentin kur shkoni në shtrat duhet të jenë atje ku e keni plan të jeni për t’i ikur stuhisë dhe të jeni sa më të përgatitur që është e mundur, pasi moti do të prishet shumë shpejt nesër”, u tha Edwards qytetarëve të shtunën.
Edhe
Uragani Ida godet në New Orleans, shënohet viktima e parë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Ida po kthehet në një stuhi shumë të rrezikshme dhe se qeveria federale është e gatshme të ofrojë ndihmë.
Uragani po rritet në intensitet nëpër ujërat e nxehtë të Gjirit të Meksikës, duke u ngritur nga kategoria dy në kategori 4.
Për koincidencë dita e sotme është 16-vjeçari kur ka goditur uragani Katrina në New Orleans. Katrina kishte goditur si uragan i shkallës së tretë. Ndërsa 80 për qind e qytetit ishte vërshuar dhe vdiqën mbi 1800 persona.