Uragani Ida, i cili goditi shtetin e Louisianas në SHBA, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 26 personave, njoftoi Departamenti i Shëndetit në këtë shtet.
Midis 30 gushtit dhe 6 shtatorit janë raportuar 11 të vdekur në New Orleans, njoftoi Zyra e hetuesisë të bashkisë, thuhet në deklaratën e Departamentit.
Nëntë nga viktimat, të cilët ishin të moshuar vdiqën nga "nxehtësia e tepërt gjatë ndërprerjes së zgjatur të energjisë", ndërsa dy të tjerë humbën jetën për shkak të helmimit nga monoksidi i karbonit.
Mosha e viktimave varion nga 24 deri në 79 vjeç.
Ida arriti në brigjet e Louisianas më 29 gusht si një uragan shkatërrues i kategorisë 4, duke sjellë me vete përmbytje masive dhe dëme që shkatërruan zona të gjera të shtetit. Një milion njerëz mbetën pa energji elektrike.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, vizitoi Louisianan të premten dhe pa nga afër dëmet atje dhe u takua me të mbijetuarit. \AA
-
Shkon në 63 numri i të vdekurve nga uragani Ida në SHBA
-
Arrin në 46 numri i viktimave si pasojë e uraganit Ida në SHBA
-
Konfirmohet edhe viktima e dytë në SHBA nga uragani Ida, dhjetramijëra pritet të mbesin me javë pa rrymë
-
Uragani Ida godet në New Orleans, shënohet viktima e parë
-
Mijëra evakuohen në Louisiana ndërsa uragani Ida po afron