Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në platformën e tij “Truth Social”, se pengjet e vdekura nuk janë kthyer nga Hamasi siç është premtuar.
"Një barrë e madhe është hequr, por puna nuk është kryer. Të vdekurit nuk janë kthyer, siç u premua”, ka shkruar Trumpi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri më tani, katër nga 28 pengjet e vdekura janë kthyer në Izrael. Djali i një pengu, trupi i të cilit është ende në Gazë, i ka thënë BBC-së më parë se SHBA-ja dhe të tjerët e përfshirë në marrëveshjen e armëpushimit duhej t'i "tregonin Hamasit se kjo nuk është e pranueshme".
"Faza e Dytë fillon tani!!!", ka shtuar Trumpi, duke iu referuar fazës tjetër të negociatave.
Ka të ngjarë të ketë pika të shumta mosmarrëveshjeje gjatë negociatave mbi fazat e mëvonshme të marrëveshjes, duke përfshirë thirrjet që Hamasi të dorëzojë armët - një mundësi që grupi raportohet se e ka hedhur poshtë.