Botë

Hamasi kthen eshtrat e dy pengjeve të tjera, kërkon më shumë kohë për të tjerat

Hamasi pengjet

Foto: Associated Press

Hamasi ka thënë se ka dorëzuar trupat e dy pengjeve të tjera izraelite sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, por ka shtuar se i duhet kohë dhe pajisje të specializuara për të nxjerrë pjesën tjetër të pengjeve të vdekur nga rrënojat e Gazës.

Krahu i armatosur i grupit ka thënë në një deklaratë se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes, dhe se deri më tani ka kthyer të gjitha trupat e pengjeve që ka arritur t’i gjejë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar të mërkurën se forcat izraelite mund të rifillojnë luftimet në Gazë nëse Hamasi nuk e zbaton marrëveshjen.

Ndërkohë zyra e kryeministrit izraelit ka thënë në një deklaratë, se Izraeli ka marrë nëpërmjet Kryqit të Kuq, arkivole që përmbanin trupat e pengjeve, të cilat tani prisnin identifikimin zyrtar.

Këshilltarët e lartë amerikanë, duke dhënë një përditësim mbi zbatimin e planit të paqes me 20 pika, thanë se qeveria amerikane deri më tani nuk besonte se Hamasi e kishte shkelur marrëveshjen duke mos i kthyer mbetjet e pengjeve të vdekura.

Këshilltarët argumentuan se Hamasi kishte vepruar me mirëbesim duke i kthyer pengjet e gjalla dhe po punonte me bashkëbisedues të ndryshëm për të gjetur dhe kthyer eshtrat e pengjeve.

Nëse dy trupat e kthyer të mërkurën në mbrëmje konfirmohen si pengje, kjo do të thotë se 19 prej tyre janë ende të pagjetur në Gazë. Hamasit i kërkohet të kthejë të 28 pengjet e vdekura si pjesë e fazës së parë të planit të paqes në Gaza.

SHBA-ja beson se Hamasi do ta respektojë armëpushimin

2 o. më parë / 16 tet 2025 09:07
Hamas

Photo: Associated Press

SHBA-ja beson se Hamasi do ta respektojë marrëveshjen e armëpushimit në Gazë.

Disa këshilltarë të lartë amerikanë e kanë minimizuar rrezikun.

"Ne vazhdojmë të dëgjojmë prej tyre se ata kanë ndërmend ta respektojnë marrëveshjen”, ka thënë një këshilltar.

Deklaratat e tyre vijnë pak pasi grupi militant palestinez ka kthyer së fundmi edhe dy trupa pengjesh izraelite, dhe ka kërkuar njëkohësisht më shumë kohë që t’i kthejë edhe të tjerat.

Sipas Hamasi, i nevojitet kohë e po ashtu pajisje specifike për t’i gjetur dhe identifikuar trupat, për shkak të shkatërrimi të Gazës dhe mbetjes së tyre nën rrënoja. 

Ndërkohë Izraeli kërkon kthimin e tyre të menjëhershëm, gjë që ka ngritur shqetësime se armëpushimi mund të vihet në pikëpyetje.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar të mërkurën se nëse Hamasi nuk i përmbahet marrëveshjes, atëherë do të mjaftojë vetëm një fjalë e tij dhe Izraeli do të rikthehet sërish në Gazë.