Botë

Izraeli planifikon të përgjysmojë hyrjen e ndihmave në Gazë

Ndihmat ne Gaza

Foto: Associated Press

Izraeli planifikon të përgjysmojë numrin e kamionëve me ndihma të lejuar për të hyrë në Gazë dhe të kufizojë shpërndarjen e ndihmës në territorin e shkatërruar nga lufta, teksa akuzon Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimi me lirimin e ngadaltë të mbetjeve të pengjeve të vdekura që grupi militant i kishte kapur më 7 tetor 2023.

Lajmi për shkurtimin iu transmetua zyrtarëve amerikanë dhe grupeve ndërkombëtare të ndihmës, sipas tri burimeve të AP-së që kanë folur në kushte anonimiteti për të diskutuar çështjen. 

Armëpushimi i brishtë në luftën Izrael-Hamas ka vazhduar të martën, edhe pse kthimi i pengjeve të vdekura nga Gaza po zhvillohet më ngadalë sesa kishin shpresuar izraelitët, teksa zyrtarët e shëndetësisë në territorin e shkatërruar thanë se ushtria izraelite qëlloi për vdekje tre palestinezë.

Por tani vëmendja në Izrael është kthyer te koha kur Hamasi do të kthejë të gjithë trupat e pengjeve që vdiqën në robëri. Ndërsa zyrtarët izraelitë e kuptuan se mund të ketë disa vonesa në përpjekjet e rikuperimit, familjet e pengjeve dhe mbështetësit e tyre shprehën zhgënjim që vetëm katër nga 28 trupat u kthyen të hënën.

Forumi i Familjeve të Pengjeve, një organizatë bazë që përfaqëson shumë nga familjet e pengjeve, e quajti këtë një "shkelje flagrante të marrëveshjes nga Hamasi". 

Zyrtari më i lartë në Izrael që koordinon kthimin e pengjeve dhe të zhdukurve, Gal Hirsch, u ka thënë familjeve në një shënim se po ushtrohej presion mbi Hamasin përmes ndërmjetësve ndërkombëtarë për të përshpejtuar procesin.