Izraeli do të pezullojë shpërndarjen e ndihmave në Gazë deri në njoftim të radhës, ka njoftuar një zyrtar i sigurisë, raportoi të dielën BBC-ja.
Kjo thuhet se u bë për shkak të shkelje flagrante të marrëveshjes së armëpushimit nga Hamasi.
"Në përputhje me direktivën e udhëheqjes politike, transferimi i ndihmës humanitare në Rripin e Gazës është ndaluar deri në njoftim të mëtejshëm, pas shkeljes flagrante të marrëveshjes nga Hamasi", ka thënë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo po ndodh në kohën kur ushtria izraelite po e akuzion Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit - akuzë që grupi militant e mohon.
Që kur marrëveshja hyri në fuqi më 10 tetor, qindra kamionë që transportonin ndihma u lejuan të hynin në Gaza çdo ditë.
Izraeli fillon sërish ta zbatojë armëpushimin pas sulmeve në Gazë
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka filluar zbatimi i ri i armëpushimit, disa orë pas kryerjes së sulmeve në Gazë.
Në përgjigjen e IDF-së thuhet se pavarësisht se po zbatohet marrëveshja nga ana e saj, do t’i përgjigjet çdo shkeljeje të mundshme nga pala tjetër.
“IDF do të vazhdojë të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit dhe do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të marrëveshjes”, thuhet në njoftim.
Deklarata e fundit e IDF-së akuzon përsëri Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.