Ushtria izraelite ka thënë të mërkurën se një nga trupat e dorëzuar nga Hamasi të martën në mbrëmje "nuk përputhet me asnjë nga pengjet".
Ushtria ka njoftuar se konstatimi është bërë pas ekzaminimeve në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore.
"Hamasi është i detyruar të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të kthyer pengjet e vdekura", ka thënë ushtria.
Grupi militant palestinez ka kthyer të hënën 20 pengjet e gjalla dhe trupat e katër të vdekurve.
Ndërkohë të martën, ka kthyer edhe katër trupa të tjerë, pas presionit nga Izraeli se nëse nuk i kthente ato, do të ndalonte hyrjen e ndihmave në Gazë.
Në total ishin 28 pengje që kanë vdekur në robëri, që kur Hamasi i kishte marrë ata gjatë një sulmi në jug të Izraelit, më 7 tetor 2023.
-
Hamasi thotë se do t’i kthejë të martën edhe katër trupa pengjesh
-
Izraeli thotë se mbetjet e fundit të dorëzuara nga Hamasi nuk janë të pengjeve
-
Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë
-
Hamasi pritet të kthejë të martën edhe një trup pengu izraelit
-
Izraeli kthen në Gazë trupat e 15 palestinezëve