Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli thotë se mbetjet e fundit të dorëzuara nga Hamasi nuk janë të pengjeve

Hamasi

Foto: Associated Press

Shërbimet mjeko-ligjore izraelite kanë arritur në përfundimin se mbetjet e dorëzuara nga Hamasi të martën nuk ishin ato të dy pengjeve të fundit që mbaheshin në Gazë, ka bërë të ditur zyra e kryeministrit të Izraelit.

Hamasi kishte dorëzuar mbetjet te Kryqi i Kuq si ato të njërit prej dy pengjeve të fundit të vdekur që ndodheshin edhe në Gazë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Forcat izraelite kanë thënë se dërguan për testim mjeko-ligjor mbetjet që i përshkruan si "gjetje".

"Gjetjet e sjella dje për ekzaminim nga Rripi i Gazës nuk lidhen me asnjë nga pengjet e vdekura”, ka thënë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të mërkurën.

Identifikimi ishte bërë në Qendrën Kombëtare për Mjekësi Ligjore, ka shtuar ajo.

Dy pengjet e mbetura të vdekura janë oficeri i policisë izraelite, Ran Gvili dhe shtetasi tajlandez, Sudthisak Rinthalak, të dy të rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi dy vjet luftë shkatërruese në Gaza.

Kryqi i Kuq me seli në Gjenevë ka vepruar si ndërmjetës midis grupeve militante në Gazë dhe Izraelit gjatë gjithë luftës së shkaktuar nga sulmi i Hamasit, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për lirimin e pengjeve të gjalla dhe dorëzimin e mbetjeve mortore.