Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar të martën një paralajmërim të ri për Hamasin.
Në një postim në Truth Social, Trumpi ka thënë se shumë aleatë të SHBA-së kanë shprehur gatishmërinë që të shkojnë në Gazë dhe ta trajtojnë grupin militant me “forcë të madhe”.
Trumpi megjithatë ka shtuar se ende nuk ka nevojë për këtë.
"U thashë këtyre vendeve dhe Izraelit ‘jo ende’. Ende ka shpresë se Hamasi do të bëjë atë që është e drejtë. Nëse nuk e bënë, fundi i Hamasit do të jetë i shpejtë, i tërbimit, dhe brutal. Do të doja të falënderoja të gjitha ato vende që ofrojnë ndihmë”, ka shkruar Trumpi.
Armëpushimi në Gazë ka hyrë në fuqi qe më shumë se një javë, teksa Hamasi ka liruar të gjitha pengjet e gjalla, dhe më pak se gjysmën e pengjeve të vdekur, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes.
Presioni po bëhet çdo ditë e më i madh që të lirohen më shpejt edhe trupat e 15 pengjeve të tjerë të vdekur, teksa të dielën pati shqetësim për prishje të armëpushimit, pasi Izraeli kreu sulme në jug të Gazës, me pretendimin se Hamasi kishte sulmuar ushtrinë e tij, duke lënë të vdekur dy ushtarë.
Hamasi e ka mohuar përfshirjen në sulm, dhe ka shtuar se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimi.