Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi do të paraqesë një plan 2,4 miliardë dollarësh rimëkëmbjeje për Gazën

Bordi i Paqes

Foto: Associated Press

"Bordi për Paqen" i presidentit amerikan, Donald Trump, do të prezantojë një plan gjashtëmujor rimëkëmbjeje për Gazën, me vlerë 2,45 miliardë dollarë, gjatë një takimi të anëtarëve të tij të mërkurën, ka raportuar Axios.

Plani i propozuar përfshin shpenzimet e parashikuara për strehim të përkohshëm, pastrimin e rrënojave, riparimin e spitaleve, rimëkëmbjen ekonomike dhe dislokimin e një force shumëkombëshe sigurie, thotë   raporti, duke iu referuar një kopjeje të planit.

Propozimi me 66 projekte ofron një nga udhërrëfyesit më gjithëpërfshirës deri më tani për atë se si do të dukeshin muajt e parë të rindërtimit dhe qeverisjes pas luftës në Gazë. 

Plani është rezultat i një viti pune nga dhjetëra njerëz si në Bordin e Paqes, i cili përfshin 28 vende anëtare, ashtu edhe në qeverinë teknokratike palestineze.

Ai përfshin shpenzimet e parashikuara për strehim të përkohshëm, largimin e rrënojave, riparimet e spitaleve, rimëkëmbjen ekonomike dhe vendosjen e një force sigurie shumëkombëshe, sipas një kopjeje të planit të siguruar nga Axios.

Edhe Bordi i Paqes lëshon kontratën e parë të ndërtimit në Gazë Botë Bordi i Paqes lëshon kontratën e parë të ndërtimit në Gazë

"Plani tregon se si të ngrihet një qeveri nga hiçi, një ekonomi nga rrëmuja dhe një territor nga katastrofa", ka thënë një zyrtar i Bordit të Paqes. 

Që plani të ecë përpara, Bordi i Paqes ka nevojë që Izraeli dhe Hamasi të bashkëpunojnë.

Ndërsa qeveria Netanyahu ka rënë dakord në parim për aspektet e planit që janë diskutuar më parë, ajo ka refuzuar të fillojë zbatimin e tij, kryesisht për arsye politike të brendshme përpara zgjedhjeve.

Edhe pse Hamasi ka pranuar në parim të çarmatoset, kjo nuk është testuar ende, pjesërisht sepse Izraeli nuk do të zbatojë një armëpushim 14-ditor para se të fillojë procesi i demilitarizimit.

Bordi i Paqes shpreson që pas zgjedhjeve izraelite më 27 tetor dhe formimit të një qeverie të re izraelite, procesi i rimëkëmbjes së Gazës më në fund mund të fillojë.

Plani vlerëson dëmet fizike në Gazë në 35.2 miliardë dollarë dhe thotë se rimëkëmbja dhe rindërtimi i plotë do të kërkojnë rreth 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Edhe Tkurret plani i Bordit të Paqes në Gaza Botë Tkurret plani i Bordit të Paqes në Gaza

Infrastruktura përbën pjesën më të madhe të financimit, me rreth 1 miliard dollarë, përfshirë rreth 400 milionë dollarë për strehimoret e përkohshme, 275 milionë dollarë për pastrimin e rrënojave dhe municioneve të pashpërthyera, 50 milionë dollarë për rehabilitimin e spitaleve dhe 30 milionë dollarë për riparimin e rrjetit rrugor të dëmtuar rëndë të Gazës.

Plani parashikon gjithashtu riparimin e pikave kufitare, rikthimin e infrastrukturës së energjisë elektrike dhe ujësjellësit, vendosjen e 25 mijë pajisjeve portative me energji diellore, si dhe mbushjen përfundimtare të tuneleve nën zonat që nevojiten për projektet prioritare të rindërtimit.

Projektet e lidhura me sigurinë përbëjnë rreth 885 milionë dollarë, duke qenë një tjetër komponent i rëndësishëm i propozimit.

Plani parashikon rreth 275 milionë dollarë për një bazë të përhershme dhe të fortifikuar në Rafah, e cila mund të mbështesë 5 mijë pjesëtarë të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), si dhe 140 milionë dollarë të tjera për rekrutimin, trajnimin, pajisjen dhe dislokimin e një force shumëkombëshe të sigurisë.

120 milionë dollarë të tjera do të shkonin për mobilizimin e policisë palestineze. Edhe pse mijëra palestinezë nga Gaza janë përzgjedhur dhe verifikuar për të shërbyer në forcën e re policore të Gazës, Izraeli i ka penguar ata të largohen nga Gaza për t’u trajnuar në Egjipt.

Edhe Ngec realizimi i premtimeve të Trumpit për rindërtimin e Gazës Botë Ngec realizimi i premtimeve të Trumpit për rindërtimin e Gazës

20 milionë dollarë do të financonin një program për blerjen e armëve, duke ofruar stimuj që Hamasi dhe anëtarët e grupeve të tjera të armatosura të dorëzojnë armët dhe municionet, të cilat më pas do të asgjësoheshin në mënyrë të sigurt.

Sipas planit, qeveria teknokrate palestineze do të marrë përfundimisht kontrollin e pikave kufitare të Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, si për kalimin e mallrave, ashtu edhe për atë të udhëtarëve.