Support TIME. Preserve the truth.
World

Trump to unveil $2,4 billion recovery plan for Gaza

Peace Board

Photo: Associated Press

"Bordi për Paqen" i presidentit amerikan, Donald Trump, do të prezantojë një plan gjashtëmujor rimëkëmbjeje për Gazën, me vlerë 2,45 miliardë dollarë, gjatë një takimi të anëtarëve të tij të mërkurën, ka raportuar Axios.

Plani i propozuar përfshin shpenzimet e parashikuara për strehim të përkohshëm, pastrimin e rrënojave, riparimin e spitaleve, rimëkëmbjen ekonomike dhe dislokimin e një force shumëkombëshe sigurie, thotë   raporti, duke iu referuar një kopjeje të planit.

Propozimi me 66 projekte ofron një nga udhërrëfyesit më gjithëpërfshirës deri më tani për atë se si do të dukeshin muajt e parë të rindërtimit dhe qeverisjes pas luftës në Gazë. 

Plani është rezultat i një viti pune nga dhjetëra njerëz si në Bordin e Paqes, i cili përfshin 28 vende anëtare, ashtu edhe në qeverinë teknokratike palestineze.

Ai përfshin shpenzimet e parashikuara për strehim të përkohshëm, largimin e rrënojave, riparimet e spitaleve, rimëkëmbjen ekonomike dhe vendosjen e një force sigurie shumëkombëshe, sipas një kopjeje të planit të siguruar nga Axios.

"Plani tregon se si të ngrihet një qeveri nga hiçi, një ekonomi nga rrëmuja dhe një territor nga katastrofa", ka thënë një zyrtar i Bordit të Paqes. 

Që plani të ecë përpara, Bordi i Paqes ka nevojë që Izraeli dhe Hamasi të bashkëpunojnë.

Ndërsa qeveria Netanyahu ka rënë dakord në parim për aspektet e planit që janë diskutuar më parë, ajo ka refuzuar të fillojë zbatimin e tij, kryesisht për arsye politike të brendshme përpara zgjedhjeve.

Edhe pse Hamasi ka pranuar në parim të çarmatoset, kjo nuk është testuar ende, pjesërisht sepse Izraeli nuk do të zbatojë një armëpushim 14-ditor para se të fillojë procesi i demilitarizimit.

Bordi i Paqes shpreson që pas zgjedhjeve izraelite më 27 tetor dhe formimit të një qeverie të re izraelite, procesi i rimëkëmbjes së Gazës më në fund mund të fillojë.