Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nëntë shtete kanë zotuar bashkërisht 7 miliardë dollarë si pako të ndihmës për Gazën.
Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahrejni, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani e Kuvajti janë shtetet që kanë bërë zotimin sipas tij.
“Për çdo dollar të shpenzuar, është një investim në stabilitet dhe shpresë për një rajon të ri e në harmoni”, ka thënë Trumpi.
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e shumës së parashikuar prej 70 miliardë dollarësh të nevojshme për të rindërtuar territorin palestinez pas dy vjetësh luftimesh.
Ndërkaq në emër të SHBA-së, Trumpi ka zotuar 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes.
Trumpi i ofron “garanci” Kosovës në raport me Serbinë
Kosova e Serbia është një prej çështjeve për të cilat presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar...-
Trumpi thotë se 5 miliardë dollarë janë zotuar për Gazën
-
Ngec realizimi i premtimeve të Trumpit për rindërtimin e Gazës
-
Më shumë se 10 vende kanë pranuar t’i bashkohen Bordit të Paqes të Trumpit
-
Bordi i Paqes lëshon kontratën e parë të ndërtimit në Gazë
-
Bordi i Trumpit për Gazën raporton “boshllëk” në financim