Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Kosova e Serbia është një prej çështjeve për të cilat presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar për ofrim të “garancive”.

Duke folur për parandalimin e luftërave në botë, Trumpi i është drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes me fjalët se “nëse nuk ia dilni (në raportet me Serbinë v.j.) më thirrni dhe ne do ta zgjidhim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë mbledhje, Trumpi e ka vlerësuar Iranin si çështjen më të rëndësishme së fundmi, ndërsa ka theksuar se shpreson që ta arrijë një marrëveshje me këtë shtet.

E aty u bë e ditur se Kosova është në mesin e pesë shteteve të para që janë zotuar për dërgimin e trupave paqeruajtëse në kuadër të një force të përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Gazë.

Teksa Osmani nuk pati të drejtë fjale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi nga SHBA-ja lëvizje për të akuzuarit që po gjykohen për krime lufte në Hagë.

Në këtë mbledhje u bë e ditur edhe ndarja e disa miliarda dollarëve për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës së pasluftës.

Osmani falënderon Trumpin: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

1 muaj më parë / 19 shk 2026 21:17
Donald Trump - Vjosa Osmani - Edi Rama

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të enjten Kosova ka ndier peshën e garancisë amerikane. 

Ajo e ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për garancitë e dhëna. 

“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane!  Faleminderit, President Trump!” – ka shkruar Osmani në Facebook.

Kosova e Serbia është një prej çështjeve për të cilat presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar për ofrim të “garancive”.

Duke folur për parandalimin e luftërave në botë, Trumpi i është drejtuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes me fjalët se “nëse nuk ia dilni (në raportet me Serbinë v.j.) më thirrni dhe ne do ta zgjidhim”.

Në këtë mbledhje, Trumpi e ka vlerësuar Iranin si çështjen më të rëndësishme së fundmi, ndërsa ka theksuar se shpreson që ta arrijë një marrëveshje me këtë shtet.

E aty u bë e ditur se Kosova është në mesin e pesë shteteve të para që janë zotuar për dërgimin e trupave paqeruajtëse në kuadër të një force të përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Gazë.

Teksa Osmani nuk pati të drejtë fjale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi nga SHBA-ja lëvizje për të akuzuarit që po gjykohen për krime lufte në Hagë.

Në këtë mbledhje u bë e ditur edhe ndarja e disa miliarda dollarëve për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës së pasluftës.

Rama lut Trumpin “të bëjë diçka” për Gjykatën Speciale në Hagë

1 muaj më parë / 19 shk 2026 17:25
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shfrytëzuar takimin e parë të Bordit të Paqes për të kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që të bëjë diçka lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ka përmenduar prokurorin Jack Smith. 

“Lidershipi i presidenti Trump gjatë mandatin të tij të parë ka sjellë Kosovën dhe Serbisë më afër se kurrë drejt një marrëveshjeje të paqes. Presidenti i Kosovës atëherë u ndalua brutalisht që të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë që të nënshkruajë atë marrëveshje në prezencë të presidentit Trump dhe kjo ka qenë vepër e prokurorit ‘sikario’ që iu vu pas vet presidentit Trump vet dhe për të është bërë botërisht i famshëm”, tha Rama. 

Ai tha se Thaçi po mbahet 6 vjet na paraburgim në Hagë padrejtësisë dhe tha se kërkesa e Prokurorisë atje për ta burgosur për 45 vjet dërgoi valë shoku. 

“Sot, presidenti i Kosovës tani ka shpenzuar gjashtë vite në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, sponsorizuar  nga disa shtete demokratike, disa prej tyre prezente këtu, që duhet të jenë të turpëruara nga ai lloj i drejtësisë ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, z. president, një tjetër prokuror i financuar nga ky shtet i madh dhe taksapaguesit e tij, ka kërkuar 45 vjet burgim për të…. Në këtë moment, vetëm pak muaj qëndrojnë mes njeriut që u ngrit nga rezistenca për spastrim etnik që të bëhet paqebërës dhe potencialisht te një rezultat shkatërrues në gjykatën që deri më tani ka dështuar në çdo hap që t’i mbajë standardet e drejtësisë demokratike. Për hir të zotit, z. president le të bëjmë dicka para se, siç thuani ju, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin përsëri”, tha Rama. 

Ai ka konfirmuar se Shqipëria do të dërgojë trupa në Gazë dhe ka thënë se është i nderuar të jetë pjesë e kësaj iniciative. 

VIDEO:


 

Bordi i Paqes: Kosova zotohet të çojë trupa në Gazë

1 muaj më parë / 19 shk 2026 16:51
Jasper Jeffers

Jasper Jeffers, komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, ka bërë të ditur se Kosova është zotuar për të çuar trupa me qëllim të ofrimit të sigurisë në Gazë.

Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, janë pesë shtetet e para që kanë dhënë zotimin sipas tij.

Ai ka thënë se qëllimi i fazës së parë është për dislokim në nisjen e ofrimit të sigurisë dhe për trajnimin e policisë, deri në arritjen e qëllimit të sigurisë së plotë.

Kjo forcë ndërkombëtare do t’i ketë deri 25 mijë ushtarë e 12 mijë policë amerikanë në fazën finale, në zonën e prekur nga lufta.

Trump: 9 shtete janë zotuar për 7 miliardë dollarë për Gazën

1 muaj më parë / 19 shk 2026 16:26
Trump:

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nëntë shtete kanë zotuar bashkërisht 7 miliardë dollarë si pako të ndihmës për Gazën.

Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahrejni, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani e Kuvajti janë shtetet që kanë bërë zotimin sipas tij.

“Për çdo dollar të shpenzuar, është një investim në stabilitet dhe shpresë për një rajon të ri e në harmoni”, ka thënë Trumpi.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e shumës së parashikuar prej 70 miliardë dollarësh të nevojshme për të rindërtuar territorin palestinez pas dy vjetësh luftimesh.

Ndërkaq në emër të SHBA-së, Trumpi ka zotuar 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes.

Trump përsëri për ndalimin e luftës Kosovë-Serbi: Nëse s’po ia dilni më thirrni dhe e zgjidhim

1 muaj më parë / 19 shk 2026 16:14
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, në hapje të takimit të parë të Bordit të Paqes, sërish ka deklaruar se ka ndikuar në ndaljen e një lufte të mundshme në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Duke folur në fjalimin hapës, Trumpi ka përmendur disa konflikte që pretendon se i ka ndalur.

“Shembull, Kosovë-Serbi, e kam bërë këtë. A mund të ngriteni ju lutem? Kosova-Serbia. Ju vlerësojmë. Dhe po ia dilni, e kur nuk ia dilni, më thirrni e ne do ta zgjidhim”, ka thënë ai.

Trump-Osmanit: Faleminderit shumë, punë të shkëlqyer jeni duke bërë edhe ju

1 muaj më parë / 19 shk 2026 15:51
Vjosa Osmani

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke i prezantuar liderët e pranishëm në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, ka falënderuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Faleminderit shumë, punë të shkëlqyer jeni duke bërë edhe ju”, ishin fjalët e tij për Osmanin.

Trumpi e hap takimin, e quan një nga gjërat më të rëndësishme që i ka bërë

1 muaj më parë / 19 shk 2026 15:47
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hapur takimin e parë të Bordit të Paqes. Ai ka deklaruar se gjendet në mesin e miqve të jashtëzakonshëm të tij, duke folur për disa prej liderëve të pranishëm.

“Bordi i Paqes është një nga gjërat më të rëndësishme, në të cilat kam qenë i përfshirë”, ka thënë Trumpi.

Osmani e Rama krah Trumpit në takimin e parë të Bordit të Paqes

1 muaj më parë / 19 shk 2026 15:31
Bordi i Paqes

Photo: Associated Press

Ka nisur në Washington takimi i parë i Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në këtë takim inaugures po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pjesëmarrjen në Bord e kanë nënshkruar dhjetëra vende në muajin janar, gjatë një ceremonie në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Ndërkohë, vendet perëndimore kanë hezituar të bëhen pjesë, duke u bazuar në arsyetime të ndryshme.

Mirëpo në takimin inaugurues të së enjtes, disa prej tyre po marrin pjesë vetëm si vende vëzhguese.

Sipas planit të Trumpit për Gazën, që çoi në një armëpushim të brishtë në tetor, bordi do të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të Gazës. Më pas, Trumpi ka thënë se bordi, me të si kryetar, do të zgjerohej për të trajtuar konfliktet globale.

Shumë ekspertë të të drejtave të njeriut thonë se fakti që Trumpi do të drejtojë një bord për të mbikëqyrur çështjet e një territori të huaj i ngjan një strukture koloniale.

Trumpi ka thënë para takimit se anëtarët e bordit kanë premtuar 5 miliardë dollarë për rindërtim, një pjesë e vogël e rreth 70 miliardë dollarëve që vlerësohet se nevojiten për të rindërtuar territorin palestinez të shkatërruar pas dy vjetësh lufte.

Anëtarët pritet të shpallin angazhime për mijëra persona në forcat ndërkombëtare të stabilizimit dhe policisë për territorin.

“Kemi liderët më të mëdhenj në botë që po i bashkohen Bordit të Paqes”, u ka thënë Trumpi gazetarëve më herët këtë javë. “Mendoj se ka mundësinë të jetë bordi më me ndikim i krijuar ndonjëherë”, ka shtuar ai.

Bordi është iniciuar si pjesë e planit me 20 pika të Trumpit për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë. Por që nga armëpushimi i tetorit, vizioni i Trumpit për bordin ka evoluar dhe ai dëshiron që ai të ketë një mandat edhe më ambicioz, jo vetëm të përmbushë detyrën e vështirë për të arritur paqe të qëndrueshme mes Izraelit dhe Hamasit, por edhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën.

Megjithatë, përpara mbledhjes së parë të bordit, marrëveshja e armëpushimit në Gazë mbetet e brishtë dhe vizioni i zgjeruar i Trumpit ka ngjallur frikë se presidenti amerikan po synon të krijojë një rival të Kombeve të Bashkuara. Trumpi ka thënë më herët këtë javë se shpreson që bordi ta nxisë OKB-në “të veprojë më me energji”.

“Kombet e Bashkuara kanë potencial të madh”, ka thënë ai. “Nuk e kanë përmbushur atë potencial”.

Më shumë se 40 vende dhe Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se do të dërgojnë zyrtarë në takimin e së enjtes, sipas një zyrtari të lartë të administratës që nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht.

Gjermania, Italia, Norvegjia dhe Zvicra janë ndër në mesin e shumë vendeve që nuk i janë bashkuar bordit, por pritet të marrin pjesë si vëzhgues, ka thënë zyrtari.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbajtur një takim të nivelit të lartë të mërkurën mbi marrëveshjen e armëpushimit dhe përpjekjet e Izraelit për të zgjeruar kontrollin në Bregun Perëndimor.

Seanca e OKB-së në New York ishte planifikuar fillimisht për të enjten, por është zhvendosur për një ditë para, pasi Trumpi njoftoi takimin e bordit për të njëjtën datë dhe u parashikua se kjo do të komplikonte planet e udhëtimit për diplomatët që synonin të merrnin pjesë në të dyja.