Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja për paqe në Gazë është shumë afër.
“Mendoj se ndoshta kemi një marrëveshje”, u ka thënë ai gazetarëve para Shtëpisë së Bardhë. “Jemi shumë afër që të arrijmë një marrëveshje në Gazë dhe duket sikur kemi një marrëveshje”.
Trumpi ka thënë se beson që marrëveshje “do t’i rikthejë pengjet” dhe se “do të jetë një marrëveshje që i jep fund luftës”.
Presidenti amerikan nuk ka dhënë detaje të tjera.
Sipas autoriteteve të udhëhequra nga Hamasi në Gazë, nga sulmet izraelite kanë vdekur mbi 65 njerëz që nga viti 2023. Hamasi nuk e bën dallimin në mes të viktimave civilë ose militantë, por ka thënë se gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth gjysmën e të vdekurve.
Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. 48 pengje, më pak se gjysma e të cilëve besohet se janë gjallë, mbeten në Gazë.
-
Trumpi thotë se ka konsensus për pjesën më të madhe të planit të armëpushimit në Gazë
-
Trumpi thotë se po negociohet me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelite
-
Trumpi pret që armëpushimi në Gazë të arrihet javën e ardhshme
-
Trumpi thotë se është arritur marrëveshje për çarmatimin e plotë të Hamasit
-
Trumpi shpreson që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të arrihet “shumë shpejt”