Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe 94 kanë mbetur të lënduar në Egjiptin perëndimor, pasi një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat.
Incidenti i së shtunës ishte i fundit në një seri aksidentesh hekurudhore në vend në vitet e fundit, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTreni doli nga shinat ndërsa udhëtonte për në Kajro nga provinca perëndimore mesdhetare e Matrouh, në bregdetin verior të vendit, kanë thënë autoritetet hekurudhore në një deklaratë.
Shtatë nga vagonët e tij kanë dalë nga shinat, teksa dy prej tyre janë përmbysur.
Ministria egjiptiane e Shëndetësisë ka lëshuar një deklaratë të veçantë ku detajonte numrin e viktimave, duke shtuar se 30 ambulanca janë dërguar për të transferuar të plagosurit në spitale.
Autoritetet hekurudhore kanë thënë se është hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e daljes nga shinat.
Daljet nga shinat dhe aksidentet e trenave janë të zakonshme në Egjipt, ku sistemi hekurudhor i vjetër është prekur gjithashtu nga keqmenaxhimi.
Tetorin e kaluar, një lokomotivë është përplasur me bishtin e një treni pasagjerësh që shkonte në Kajro në Egjiptin jugor, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur shumë të tjerë.