Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Treni i pasagjerëve del nga shinat në Francë, të paktën 44 të lënduar

Ilustrim

Ilustrim

Foto: Associated Press

Të paktën 44 persona janë lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në veri të Francës, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.

Një 18-vjeçare është transportuar me helikopter në gjendje kritike drejt spitalit.

Zyrtarët kanë thënë se në tren ndodheshin 186 pasagjerë. Treni po udhëtonte në linjën mes Rouen dhe Caen, në Normandi.

Ministri i Transportit, Philippe Tabarot, ka thënë se 140 zjarrfikës dhe ekipe të tjera të emergjencave janë dërguart në vendngjarje të premten në mbrëmje, pranë Cléon, në jug të Rouen.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende por raportimet në mediat franceze sugjerojnë se mund të ketë qenë një akt sabotimi. Autoritetet nuk kanë komentuar këto raportime.

Autoritetet lokale kanë aktivizuar planin për përballimin e një numri të madh viktimash pas aksidentit.

Më vonë janë publikuar fotografi që tregonin pasagjerët duke dalë nga treni. Sipas mediave franceze, tre nga vagonët e trenit ishin përmbysur.