Një tërmet i fuqishëm ka dridhur veriun e Filipineve, duke shkaktuar vdekjen e së paku dy personave dhe lëndimin e dhjetëra tjerëve, raporton agjencia AP.
Tërmeti 7 shkallë Rihter kishte epiqendrën në provincën Abra.
Një person ka vdekur pasi është goditur nga pjesë që ranë nga shtëpia e tij në Abra, ndërsa është raportuar për së paku 25 të lënduar.
Po ashtu edhe një punonjës ndërtimi raportohet se ka vdekur në qytetin La Trinidad në provincën Benguet.
Tërmeti ka shkaktuar edhe rrëshqitje dheu.
Shumë shtëpi janë dëmtuar, ndërsa ka pasur edhe shtëpi të shembura në Abra.
Edhe
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine
Fillimisht ishte raportuar se fuqia e tërmetit ishte 7.3 ballë Rihter.
Në vitin 1990 një tërmet 7.7 shkallë Rihter kishte dridhur veriun e Filipineve duke shkaktuar vdekjen e afro 2000 personave.