Coca-Cola ka tërhequr një nga pijet e saj më të shitura “zero sheqer” pasi u zbulua se përmbante sheqer, shkruan DailyMail. Tërheqjet kanë prekur qytetet amerikane Indiana, Kentucky dhe Ohio.
Gjiganti i pijeve e bëri tërheqjen muajin e kaluar pasi zbuloi se 13.152 kanaqe të llojit “Minute Maid Zero Sugar Limonade” të Coca-Colas ishin me sheqer.
Pija pa sheqer në fakt përmbante 40 gram sheqer. Është sasi e njëjtë që përdoret për pijet me sheqer të markës.
Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), produkti u dërgua në dyqanet me pakicë në Indiana, Kentucky dhe Ohio.
“Në shtator, Coca-Cola Consolidated tërhoqi vullnetarisht një sasi të kufizuar të kanaqeve Minute Maid Lemonade’ në disa pjesë të Kentuckyt, Indianas dhe Ohios. Asnjë produkt i ndikuar nuk mbetet në treg dhe të gjitha aktivitetet e tërheqjes në ato tregje kanë përfunduar”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.
FDA-ja i këshilloi klientët që kanë blerë pijet t’i hidhnin ose t’i kthenin në vendin e blerjes për rimbursim.
-
Cola-Cola tërheq disa pije nga tregu evropian
-
Pesë pije që mund të ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak
-
Largohen nga tregu 7 produkte qumështi që nuk kanë deklaruar përmbajtjen e vajit të palmës
-
Produkte të qumështit me bazë bimore, Inspektorati bën inspektime në markete në Prishtinë e Prizren
-
Çka i ndodh trupit kur sheqeri largohet krejtësisht nga dieta?