Pija më e famshme në botë, Coca Cola, ka tërhequr nga tregu pije nga disa vende të Evropës pasi “përmbajnë nivele më të larta” të një kimikati të quajtur klorat, ka raportuar BBC-ja të martën.
Kompania ka njoftuar se tërheqja u fokusua më tepër në Belgjikë, Luksemburg dhe në Holandë, derisa u tha se pesë linja produktesh ishin dërguar në Britani të Madhe, por tashmë janë shitur. Produktet e tërhequra përfshijnë markat Coke, Fanta, Sprite, Tropico dhe Minute Maid, sipas degës në Belgjikë.
Klorati mund të prodhohet kur dezinfektuesi me bazë klori përdoret në trajtimin e ujit dhe përpunimin e ushqimit.
“Analiza e pavarur e ekspertëve arrin në përfundimin se secili rrezik shoqërues për konsumatorët është shumë i ulët”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.
Coca-Cola tha se s’ka pranuar asnjë ankesë të konsumatorëve nga Britania e Madhe dhe ka paralajmëruar se “do të vazhdojë të bashkëpunojë me ta”.
Agjencia e Standardeve të Ushqimit ka thënë se po heton këtë rast.
Edhe
Tërhiqen mijëra “Coca-Cola Zero” pasi u zbulua se kishin sheqer
“Nëse identifikojmë ndonjë ushqim të pasigurt, do të marrim masa për t’u siguruar që ai të hiqet dhe t’i paralajmërojmë konsumatorët”, ka thënë Agjencia. Ekspozimi ndaj niveleve të larta të klorit mund të shkaktojë probleme shëndetësore, duke përfshirë probleme me tiroide, veçanërisht tek fëmijët dhe foshnjat.
Efektet e kloratit tek njerëzit nëse merren me doza të larta mund të shkaktojnë të vjella, diarre dhe kufizimin e aftësisë së gjakut për të absorbuar oksigjenin.
-
Produkte të qumështit me bazë bimore, Inspektorati bën inspektime në markete në Prishtinë e Prizren
-
AUV kërkon heqjen nga tregu të disa serive të prodhimit të ujit mineral “Kllokoti”
-
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit
-
Milka gënjeu konsumatorët në Gjermani - uli sasinë e çokollatës, por jo ambalazhin