Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar inspektime në Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Suharekë gjatë të enjtes.
Ka njoftuar se janë realizuar gjithsej 12 inspektime në markete të ndryshme, ku janë evidentuara produkte të ndaluara për shitje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Ka njoftuar se gjatë inspektimeve janë tërhequr nga tregu shtatë produkte qumështi që nuk kanë deklaruar përmbajtjen e vajit të palmës.
“Gjatë inspektimeve të sotme janë tërhequr nga tregu këto produkte: Schmand, VITA 18%, 180 g; Schmand, VITA 18%, 400 g; Schmand, VITA 18%, 800 g; Holla Cooking Cream, 1 L; Holla Barista, 3.8%, 1 L; Mazë tradicionale, DRENA, 1 kg; Schmand i freskët, BYLMETI”, ka njoftuar MINTI.
Po ashtu është bërë e ditur se në ditët në vijim do të nisë edhe shqiptimi i gjobave ndaj operatorëve ekonomikë që nuk kanë tërhequr produktet që janë të papajtueshme sipas raportit të AUV-it.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e produkteve të përcaktuara nga autoritetet kompetente, duke respektuar vendimet e AUV-it dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim të MINTI-t.
Ministria ditë më parë njoftoi për tërheqjen edhe të disa produkteve të tjera.
Aksionet po ndërmerren pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjeti përmbajtje të padeklaruara në etiketë. Nga mostrat e testuara, produktet me mospërputhje rezultuan se përmbajnë vaj palme e qumësht pluhuri.
-
Osmani: Të zgjidhet një president që e mbron Kushtetutën dhe vendin
-
Deliu-Kodra: PDK-ja do t'i vazhdojë aksionet, s'do ta lejojmë shuarjen e opozitës
-
LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë, do president jopartiak
-
Vuçiqi për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit: Javën e ardhshme formohet grupi i ekspertëve
-
NPB-së i bllokohen llogaritë bankare, paralajmëron pasoja për mbi 300 punëtorë