Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 45 të vdekur nga një stuhi në Filipine

Një stuhi e fortë tropikale ka lënë të vdekur të paktën 45 persona në Filipine, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në provincat jugore, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Stuhia Nalgae shkaktoi kërdinë më të madhe në provincën Maguindanao, në ishullin Mindanao. Ka përmbytje të mëdha në dhe rreth qytetit të Cotabato, raportoi BBC-ja të shtunën.

Nalgae po përfshin veriun, derisa kryeqyteti Manila pret shira të rrëmbyeshëm.

Ekipet e shpëtimit nxorën shumë trupa nga balta e dendur pas rrëshqitjeve të dheut. Erërat e stuhisë fryjnë deri në 95 km/h.

Roja Bregdetare ka pezulluar shërbimet e trageteve në pjesën më të madhe të arkipelagut, ku shumë njerëz udhëtojnë me varkë çdo ditë. Rojet bregdetare po evakuojnë shumë njerëz në strehimore.

Edhe 46 persona të vdekur nga stuhia “Trami” në Filipine Botë 46 persona të vdekur nga stuhia “Trami” në Filipine

Reshjet e dendura të shiut nisën të enjten dhe stuhia pritet të arrijë kulmin këtë fundjavë. Stuhia ka detyruar gjithashtu disa shkolla të mbyllen dhe autobusët të ndalojnë funksionimin.

Filipinet zakonisht përjetojnë 20 tajfunë ose stuhi tropikale çdo vit. Ata vijnë nga Oqeani Paqësor.