Të paktën 167 njerëz kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet, pasi stuhia tropikale Megi goditi Filipinet të dielën e kaluar.
110 persona të tjerë janë të zhdukur derisa 1.9 milionë janë prekur nga stuhia, thotë Agjencia kombëtare e fatkeqësive, raporton BBC.
Fshatrat rreth qytetit Baybay në provincën qendrore Leyte u goditën keq, me ortekë në kodër dhe lumenj të tejmbushur.
Në një fshat të quajtur Pilar, rreth 80% e shtëpive u përfshinë nga deti.
Agjencia raportoi gjithashtu vdekje në rajonin jugor të Davaos, Mindanao dhe në provincën qendrore Negros Orientals.
Shumë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në strehimore ose në toka më të larta, kur stuhia goditi arkipelagun me erëra deri në 65 km/h.