Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 100 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Filipine

Më shumë se 100 persona kanë vdekur në njërën prej stuhive më vdekjeprurëse që ka goditur Filipinet sivjet, derisa raportohet për dhjetëra të tjerë të zhdukur.

Besohet se viktimat e pësuan për shkak se shkuan në drejtimin e gabuar në kohën kur vendbanimet u goditën nga rrëshqitjet e dheut.

Më shumë se dy milionë filipinas janë prekur nga stuhia që ka shkaktuar përmbytje në disa zona.

Shumica e viktimave ishin myslimanë të provincën Maguindanao. Stuhia nisi vrullin në Detin e Kinës Jugore të dielën, por fuqinë më të madhe e mori kur goditi brigjet e Filipineve. Ekipet e shpëtimit po shpresojnë se do të gjejnë të mbijetuar.

Artikuj të ngjashëm