Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në mbi 200 numri i të vdekurve nga tajfuni në Filipine

Së paku 208 persona kanë vdekur pasi një stuhi e fuqishme goditi Filipinet të enjten. Shifrat janë raportuar nga policia lokale, transmeton BBC.

Super-tajfuni “Rai” – me erëra deri 195 kilometra në orë – zhvendosi mbi 300 mijë persona kur goditi një jug-lindje të Filipineve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së paku 239 persona janë lënduar dhe 52 tjerë ende mbesin të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit kanë përshkruar skenat si “kërdi e vërtetë”.

Ka frikë se rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet kanë mundur të shkaktojnë edhe më tepër vdekje.

“Shumë zona nuk kanë energji, nuk ka komunikim, ka shumë pak ujë”, ka thënë kreu i Kryqit të Kuq të Filipineve, Richard Gordon. “Ka dy zona që duket sikur janë bombarduar më keq se në Luftën e Dytë Botërore”.

Kryqit i Kuq Ndërkombëtar ka lansuar një apel për emergjencë duke synuar të mbledhë 20 milionë franga zvicerane.