I dërguari special i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka thënë se bisedimet e reja për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, do të fillojnë të dielën në Arabinë Saudite.
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është pajtuar me propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë 30-ditor në telefonatën e tij me Trumpin, por të dyja palët kanë rënë dakord të vazhdonin bisedimet, raporton BBC.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz do të kryesojnë sërish delegacionin amerikan.
Duke folur për Fox News, Witkoff nuk ka theksuar nëse njw delegacion ukrainas do të jetë në bisedime.
LEXO EDHE:
-
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën
-
SHBA-ja mban sot bisedime me Ukrainën rreth planit të paqes
-
Putini dhe i dërguari i Trumpit drejt bisedimeve vendimtare për Ukrainën në Moskë
-
Rubio dhe Witkoff takohen sot me negociatorët e Ukrainës në Florida
-
Trumpi dërgon javën e ardhshme përfaqësuesin e tij në Moskë për bisedimet e paqes