Shefat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim virtual të mërkurën, ka thënë një zyrtar i lartë i aleancës.
Takimi vjen si përpjekje e vendeve anëtare për të çuar përpara proceset për fundin e luftës së Rusisë në Ukrainë, raporton AP.
Admirali italian, Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka thënë se 32 shefa të Mbrojtjes nga e gjithë aleanca do të mbajnë një video-konferencë, teksa një shtytje diplomatike e udhëhequr nga SHBA-ja synon t'u japë fund luftimeve.
Gjenerali amerikan Alexus Grynkeëich, komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s në Evropë, do të marrë pjesë në bisedime, ka thënë Dragone në platformën sociale X.
Presidenti amerikan, Donald Trump, është takuar të premten e kaluar me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaska dhe të hënën ka pritur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të shquar evropianë në Shtëpinë e Bardhë. Asnjëri takim nuk ka dhënë përparim konkret.
Edhe
NATO-ja mblidhet të mërkurën për Ukrainën
Trumpi po përpiqet t'i drejtojë Putinin dhe Zelenskyn drejt një zgjidhjeje më shumë se tre vjet pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj, por ka pengesa të mëdha.
Ato përfshijnë kërkesat e Ukrainës për garanci ushtarake të mbështetura nga Perëndimi për të siguruar që Rusia nuk do të ndërmarrë një pushtim tjetër në vitet e ardhshme.
-
Aleatët takohen sot lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën
-
Rutte pret sqarime se çfarë garancish sigurie mund të ofrojnë aleatët për Ukrainën
-
Macron thotë se në Washington do të paraqiten si “front i bashkuar”
-
Liderët evropianë dhe shefi i NATO-s do t’i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin